Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Bashkëpunim Ligjor E Konkret Për Përballimin E Fatkeqësive Natyrore Në Rajon
English

Basha: Bashkëpunim Ligjor E Konkret Për Përballimin E Fatkeqësive Natyrore Në Rajon

TIRANË, 11 Maj /ATSH - Mira Shkurta/ -Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha kërkoi sot ndërtimin e një kuadri shumëpalësh ligjor konkret dhe të gjitha mundësitë e nevojshme financiare e materjale për të përballuar rreziqet jo vetëm ato sezonale, që kërcënojnë vendet e rajonit. "Jemi dëshmitarë se edhe vende më të rëndësishme nuk disponojnë kapacitete të mjaftueshme. Ato mbështeten në bashkëpunimin , solidaritetin me vendet e tjera të Rajonit", u shpreh ministri Basha në ditën e parë të seminarit katërditor "Fatkeqësitë teknologjike dhe zjarret massive", që po zhvillohet në Tiranë, organizuar nga Programi për Parandalimin , Gadishmërinë dhe Reagimin ndaj fatkeqësive Natyrore dhe të Shkaktuara nga Njeriu, financuar nga BE. Duke e cilësuar të rëndësishëm bashkëpunimin mes vendeve të Rajonit e më gjerë për të bashkërenduar përpjekjet dhe kapacitetet në përballimin e situatave, kreu i ministrisë së Brendëshme, vlerësoi se "platforma e këtij programi është konceptuar në bashkëpunim me të gjitha shërbimet homologe të vendeve pjesmarrëse dhe përbën një dokument të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të kncepteve bazë dhe objektivave bazë". Më tej ministri Basha vlerësoi qeverinë italiane, veçanërisht Mbrojtjen Civile për bashkëpunimin e vazhdueshëm jo vetëm për përballimin e situatës emergjente në rastin e përmbytjeve të Shkodrës dhe Lezhës, por edhe gjatë situatës së zjarreve në verën e vitit 2007-2008. Të pranishëm në seminar ishin edhe Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, Ambasadori Italian në Shqipëri Saba D'Elia dhe autoritetet e Mbrojtjes Civile të 14 vendeve të Mesdheut dhe Ballkanit që marrin pjesë në këtë program. Në takimin 4-ditor që po zhvillohet në Tiranë, në qendër të diskutimeve dhe prezantimeve janë fatkeqësitë teknologjike dhe zjarret massive, ndotja industriale, mbetjet toksike, aksidentet e transportit, shpërthimet në fabrika dhe shkarkimet kimike, rreziqe teknologjike këto që përbëjnë 8 % të numrit të përgjithshëm të aksidenteve të ndodhura në 20 vjet në Rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit, me një dëm ekonomik prej 650 milion euro dhe 870 viktima. Një prej objektivave të Programit "PPRD South", është përfitimi nga përvojat e fundit të vendeve europiane, mesdhetare e ballkanike për administrimin e rreziqeve të fatkeqësive, ndarja e informacionit me metodologjinë dhe praktikat për parandalimin dhe gadishmërinë e aktorëve të mbrojtjes civile në rajon./n.m/
KOMENTE