Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Në Durrës: Rruga E Shqipërisë Drejt Europës E Pandalshme
English

Berisha Në Durrës: Rruga E Shqipërisë Drejt Europës E Pandalshme

DURRES, 11 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Kryeministri Berisha tha sot në mbrëmje, pas ceremonisë së përurimit të Qendrës së mbyllur për migrantët e parregullt, në fshatin Karreç të Durrësit, se rruga e Shqipërisë drejt Evropës është e pandalshme. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për situatën e krijuar sot nga protestat e ndërmarra nga socialistët në disa qytete të vendit, Berisha tha se "asgjë nuk mund të ndalojë ecjen e vendit drejt objektivit të madh të integrimit në BE". Kryeministri Berisha, gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë e përurimit të kësaj qëndre, pasi përgëzoi forcat e policisë për kryerjen e detyrave në zbatim të ligjit, i garantoi ato për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Ai nënvizoi se në një kohë relativisht të shkurtër, më ndihmën e SHBA dhe BE, forcat e policisë kanë bërë që kufijtë e Shqipërisë të pajisen me sistemet më të përparuara të kontrollit dixhital. Qendra e mbyllur për emigrantët e parregullt në vendin tonë, që u përurua sot në fshatin Karreç, 14 km larg Durrësit, me një investim të përbashkët prej 1.4 milionë euro nga BE dhe qeveria shqiptare, i ka të gjitha kushtet për pritjen njerëzore dhe të sigurtë të emigrantëve, duke përmbushur edhe një nga kërkesat kryesore të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Ajo mund të mirëpresë rreth 120 emigrantë të huaj njëkohësisht dhe ka një personel prej 26 punonjësish të policisë, psikologë dhe punonjës të tjerë civilë./s.s./
KOMENTE