Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Perspektiva e Shqipërisë në fushën energjetike, është reale
English

Berisha: Perspektiva e Shqipërisë në fushën energjetike, është reale

Tiranë, 11 maj, NOA – Qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar një hapësirë sa më të madhe dhe lehtësira për sipërmarrjet e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka theksuar gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë për investitorët, të cilëve u ka pohuar se “Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha evropiane për bizneset e huaja, të cilat janë aktualisht ndër më të mëdhatë”.

“Në këtë kontekst, ju bëj me dijeni se qeveria ka nënshkruar mbi 200 kontrata për hidrocentrale, kur në vitin 2007 kishte zero projekte të tilla”, bëri me dije në fjalën e tij, kreu i qeverisë.

Sipas tij, kompanitë e huaja kanë treguar një interes mjaft të madh për të investuar në forma të ndryshme të sektorit energjetik.

Duke shtuar se perspektiva e Shqipërisë në fushën e energjisë është reale dhe paraqet mjaft interes për të huajt, duke u krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.

n.e/NOA

KOMENTE