Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqipëria Siguron Një Klimë Të Favorshme Për Investitorët E Huaj
English

Berisha: Shqipëria Siguron Një Klimë Të Favorshme Për Investitorët E Huaj

- Kryeministri Berisha përshëndet takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA) - TIRANE, 11 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha ftoi të martën investitorët e huaj që të shtrijnë aktivitetin në Shqipëri, duke siguruar se ekziston një klimë e favorshme biznesi në vend. Duke përshendetur takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA), që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Kryeministri Berisha u ndal tek potencialet natyrore të Shqipërisë, që janë shumë të mëdha si dhe në faktin se pasuritë e shqiptarëve qëndrojnë tek fuqia punëtore dhe tregu i punës i shkëlqyer i punës. "Shqipëria nuk është një vend i madh në gjeografinë e Europës, por është vend me potenciale të mëdha europiane për biznesin europian dhe botëror", tha Kryeministri Berisha. Shqipëria, tha Kryeministri Berisha, po ecën drejt shndërrimit në një superfuqi të vogël energjetike në rajon dhe potencialet e vendit në këtë drejtim janë shumë të mëdha. "Qeveria ka firmosur mbi 200 kontrata për HEC-e, ndër të cilët, projektin më të madh në Europë, Kaskadën e Devollit dhe nga këto, 36 HEC-e janë në ndërtim", tha Kryeministri. Ai theksoi se interes i madh po tregohet dhe për Vjosën, Semanin, Osumin si dhe për të gjitha degët e Drinit dhe lumenjve të tjerë. Kryeministri informoi se po përgatitet kuadri ligjor që shqiptarët të përfitojnë nga forma më e pastër e energjisë, energjia bërthamore. Kreu i Qeverisë kujtoi se "në fillimin e vitit 2007 në Shqipëri nuk kishte asnjë aktivitet të tillë dhe gjithçka filloi me një vullnet të hekurt, me një ligj të shkëlqyer të koncensioneve dhe partneritetit publik dhe privat". "Ligji i ri që ne miratuam u dha garanci të madhe investitorëve, ndërtuesve dhe projektuesve, pasi nuk i lejon qeverisë negociatat direte me asnjë kompani, por i garanton investitorëve garë të ndershme", tha Berisha. Krahas përqendrimit në fushën e hidroenegjisë, Kryeministri theksoi se "interes i madh kanë dëshmuar kompanitë e kësaj fushe në prodhimin e energjisë eolike, biomasë dhe energjisë nga forma të tjera". Në këtë kuadër, kryeministri tha se "qeveria ka licensuar mbi 1600 megavat energji eolike dhe biomasë, por perspektiva e Shqipërisë në fushën e energjisë është reale dhe në drejtim të naftës dhe gazit". Kryeministri Berisha përmendi dhe burimet energjetike të naftës, që sipas tij, arrin deri në 6 bilion fuçi dhe vetëm zona e Patoz Marinzës ka mbi 2 miliard fuçi. Kryeministri tha se "vitin që vjen pritet që prodhimi i vendit të mbulojë plotësisht nevojat e tij dhe në vazhdim". Kreu i Qeverisë u ndal edhe tek gazsjellësit, duke vënë theksin se "falë pozicionit gjeografik, Shqipëria përbën vendin më të përshtatshëm për kalimin në territorin e saj të gazsjellësve". Të gjitha by-pass që anashkalojnë Shqipërinë, sipas Berishës, kanë të bëjnë me investime shumë më të kushtueshme, se sa po të kalojnë në territorin shqiptar. "Qeveria shqiptare ka një vullnet të hekurt të eksportojë gazin drejt Europës. Në Seman është parashikuar të ndërtohet një nga nyjet më të fuqishme të rigazifikimit, por edhe prodhimit të energjisë bazuar në gazin e lëngshëm", tha Kryeministri Berisha. Duke u ndalur te pasuritë minerare të vendit, Kryeministri kujtoi se Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë në krom dhe prodhimi i tij po njeh rritje të pandërprerë. "Vendi është akoma më i pasur në nikel, bakër dhe qymyr", tha ai, duke shtuar se "interesi i kompanive të mëdha është gjithnjë në rritje". Në përfundim, Kryeministri siguroi se "qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për të lehtësuar veprimtarinë e investitorëve të huaj". "Ne kemi barrën fiskale më të ulët në Europë dhe ju garantoj se jemi të vendosur që edhe më tej, të ecim në lehtësimin e saj. Ne po ndërtojmë një infrastrukturë që në 3 vitet e ardhshme do të jetë më moderne në rajon", tha ai./n.m/
KOMENTE