Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bugajski: Greva e urisë së PS, e rrezikshme për Shqipërinë (VIDEO)
English

Bugajski: Greva e urisë së PS, e rrezikshme për Shqipërinë (VIDEO)

Uashington, 11 Maj 2010 NOA – Protestat, thotë zoti Bugajski, janë të paparashikueshme dhe nuk dihet rezultati i tyre. Deklarata paralajmëruese është bërë pak orë më parë nga Janush Bugajski, Drejtor i Projektit për Demokracitë e Reja Evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ai tha se gjendja në Shqipëri është serioze kur bëhet fjalë për polarizim dhe kur parlamenti nuk arrin të funksionojë.

“Ky është një ngërç që nuk lejon miratimin e ligjeve të rëndësishme, reformave të rëndësishme dhe t’i tregojë Bashkimit Evropian se vendi është i bashkuar të paktën për sa u përket parimeve bazë”, - deklaroi z.Bugajski, një analist i njohur politik që ka shkruar shumë analiza për zhvillimet politike në Shqipëri.

Protestat, tha z. Bugajski, janë të paparashikueshme dhe nuk dihet rezultati i tyre. Ajo që mund të jetë më e rrezikshme, thotë ai, është paralizimi i mundësisë për qeverisje.

Por nëse palët në Shqipëri nuk arrijnë t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e tyre, çfarë roli mund të luajë komuniteti ndërkombëtar?

“Zgjidhja duhet të vijë nga shqiptarët por mund të ndërmjetësohet nga jashtë. Dhe këtu mendoj se Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv”, - ka vënë në dukje z.Bugajski.

r.n/NOA

VIDEO: {youtube}VIByweuXVXU{/youtube}

Lexoni gjithashtu: SHBA, Xhons: Greva, shumë e dëmshme për Shqipërinë

KOMENTE