Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cristina Gallach: Liderët politikë në Shqipëri, të shkojnë drejt një marrëveshje
English

Cristina Gallach: Liderët politikë në Shqipëri, të shkojnë drejt një marrëveshje

Bruksel, 11 maj, NOA - Kryesuesja e radhës e Bashkimit Evropian, Spanja, u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri që të kapërcejnë gjendjen aktuale dhe të shkojnë drejt një qëndrueshmërie politike dhe një marrëveshjeje politike.

Një zëdhënëse e presidencës së spanjolle, Cristina Gallach, i tha BBC-së se Shqipëria nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve evropiane në një gjendje të paqëndrueshme politike.

Duke folur në Bruksel ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të BE-së, ajo tha se BE-ja i dërgon porosi të qarta qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe të çështjeve që lidhen me përparimin e vendit drejt BE-së.

Duke folur për takimin e Sarajevës, Gallach, tha se pjesëmarrja e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit është e një rëndësie të posaçme dhe e domosdoshme.

Sipas saj, vetë ministri i jashtëm spanjoll, Angel Moratinos, ka shfaqur bindjen e tij se takimi në Sarajevë do të rezultojë me porosi pozitive për të gjitha vendet e Ballkanit në marrëdhëniet me BE-në.

Zonja Gallach, cila ishte porosia e BE-së për udhëheqësit politikë në Shqipëri, pas 11 ditë të grevave atje?

Ashtu siç e kemi thënë, të gjitha vendet e BE-së, presidenca e radhës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në situatën e Shqipërisë ajo që na duhet është të lëvizim nga situata aktuale drejt një qëndrueshmërie politike dhe një marrëveshjeje politike. Dhe ajo që po ndodh është saktësisht e kundërta e kësaj.

Nga ne do të ketë një porosi e qartë që të lëvizet drejt një situate kur qeveria dhe opozita do të kuptojnë rëndësinë e momentit në të cilin jetojnë, të rëndësisë vendimtare të çështjeve që vendosen në tryezë që lidhen me përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. Prandaj ta rimendojnë sërish dhe të garantojnë që aktorët politikë të mbajnë qëndrime konstruktive.

Por a do të ketë një ndikim kjo krizë aktuale politike në Shqipëri në rrugën e saj drejt integrimit evropian?

Ajo që është e qartë është se nuk mund të ketë një ndikim pozitiv. Sepse nuk është e mundur të ecet përpara me gjendjen aktuale jo të qëndrueshme.

Çfarë mund të bëjë BE-ja që të ndihmojë këtë vend për të tejkaluar dallimet?

Mendoj se kjo është një çështje që duhet t’i adresohet pikë së pari udhëheqësve në Shqipëri. Sepse ata e dinë vullnetin e BE-së për të ecur përpara me Shqipërinë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë deri sa nuk ka një situatë të qartë dhe më të qëndrueshme.

Zonja Gallach deri ku kanë arritur përgatitjet për takimin e Sarajevës që pritet të mbahet në qershor?

Atë që ne po bëjmë tani është puna me të gjitha vendet në rajon, me qëllim që konferenca të vazhdojë përgatitjet. Siç e ka thënë edhe ministri Moratinos, të hënën, ai është shumë i sigurt se do të jetë një takim shumë i mirë, dhe që do të rezultojë me porosi pozitive për vendet e rajonit në marrëdhëniet me BE-në.

Me sa e kuptoj ka një pajtueshmëri edhe të Prishtinës por edhe Beogradit për të marrë pjesë në takimin e Sarajevës?

Ne gjithnjë e kemi thënë se pjesëmarrja e të gjitha vendeve të rajonit dhe të përfaqësuesve do të mund të ishte shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme. Një punë e madhe është bërë që të gjithë të jenë në tavolinë në Sarajevë me 2 qershor.

Por cila është formula e këtij takimi. Zyrtar apo jo zyrtar?

Ajo që ka rëndësi është që takimi të rezultojë me një porosi të qartë për të gjitha vendet e rajonit, për qytetarët e rajonit, për rëndësinë e vazhdimit të zhvillimit të të gjitha përpjekjeve për t’u përafruar me BE-në. Në të njëjtën kohë për udhëheqësit dhe institucionet e BE-së që të përcaktojnë proceset që po zhvillohen. Ndoshta për ta cilësuar takimin si të tillë ka më pak rëndësi se sa substanca. Në çfarëdo rasti takimi me të gjitha vendet e rajonit, si një prej rajoneve kyçe të BE-së, është gjithnjë e rëndësishme dhe ne presim që konferenca në Sarajevë do të vlerësohet nga rezultati i saj. Përgatitjet po vazhdojnë dhe kemi ende kohë deri në fillimin e saj. Prandaj kjo është mënyra se si janë bërë gjërat.

Pra ju e përjashtoni mundësinë që njëra palë të mos jetë atje?

Atë që gjithnjë e kemi thënë është se të gjithë partnerët në rajonin e Ballkanit janë të ndërlidhura me BE-në. Të gjitha ato kanë marrëdhënie në nivele të ndryshme që është në përputhje me një numër situatash. Ka vende që tashmë po negociojnë që të bëhen anëtare të BE-së, të tjerat që ende nuk i kanë filluar negociatat si dhe disa të tjera që po përgatiten për këtë gjë. Pra të gjitha ato janë në rrugë e sipër prandaj është edhe mirë që të ulen së bashku në të njëjtën kohë. Ne e kemi bërë këtë në raste të tjera prandaj mendojmë se është një moment i mirë.

Çka mendoni se do të arrini në këtë takim, marrë parasysh se Spanja e përfundon mandatin e saj të kryesimit me BE-në nga fundi i qershorit?

Saktësisht. Presidenca e radhës e BE-së përfundon çdo gjashtë muaj. Por ju e dini se marrëdhëniet me vendet e rajonit nuk varen nga një vend i posaçëm. Ato janë politikat më solide të BE-së si tërësi. Njëra presidencë jep një impuls të caktuar, tjetra jep një tjetër lloj impulsi. Por vendosja e rajonit të Ballkanit si një prej përparësive kyçe, nëse jo një prej fqinjëve më të rëndësishëm për BE-në, për shkak të perspektivës evropiane, nuk ndryshon nga njëra tek tjetra presidencë.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, Spanja ka punuar së bashku me ekipin e zonjës Ashton, ka patur një numër aktivitetesh dhe është një kohë e mirë për të ecur përpara ashtu siç do të bëjnë presidencat e tjera më vonë.

Atë që ne po bëjmë tani është puna me të gjitha vendet në rajon, me qëllim që konferenca të vazhdojë përgatitjet. Siç e ka thënë edhe ministri Moratinos, të hënën, ai është shumë i sigurt se do të jetë një takim shumë i mirë, dhe që do të rezultojë me porosi pozitive për vendet e rajonit në marrëdhëniet me BE-në.

Me sa e kuptoj ka një pajtueshmëri edhe të Prishtinës por edhe Beogradit për të marrë pjesë në takimin e Sarajevës?

Ne gjithnjë e kemi thënë se pjesëmarrja e të gjitha vendeve të rajonit dhe të përfaqësuesve do të mund të ishte shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme. Një punë e madhe është bërë që të gjithë të jenë në tavolinë në Sarajevë me 2 qershor.

Por cila është formula e këtij takimi. Zyrtar apo jo zyrtar?

Ajo që ka rëndësi është që takimi të rezultojë me një porosi të qartë për të gjitha vendet e rajonit, për qytetarët e rajonit, për rëndësinë e vazhdimit të zhvillimit të të gjitha përpjekjeve për t’u përafruar me BE-në. Në të njëjtën kohë për udhëheqësit dhe institucionet e BE-së që të përcaktojnë proceset që po zhvillohen. Ndoshta për ta cilësuar takimin si të tillë ka më pak rëndësi se sa substanca. Në çfarëdo rasti takimi me të gjitha vendet e rajonit, si një prej rajoneve kyçe të BE-së, është gjithnjë e rëndësishme dhe ne presim që konferenca në Sarajevë do të vlerësohet nga rezultati i saj. Përgatitjet po vazhdojnë dhe kemi ende kohë deri në fillimin e saj. Prandaj kjo është mënyra se si janë bërë gjërat.

Pra ju e përjashtoni mundësinë që njëra palë të mos jetë atje?

Atë që gjithnjë e kemi thënë është se të gjithë partnerët në rajonin e Ballkanit janë të ndërlidhura me BE-në. Të gjitha ato kanë marrëdhënie në nivele të ndryshme që është në përputhje me një numër situatash. Ka vende që tashmë po negociojnë që të bëhen anëtare të BE-së, të tjerat që ende nuk i kanë filluar negociatat si dhe disa të tjera që po përgatiten për këtë gjë. Pra të gjitha ato janë në rrugë e sipër prandaj është edhe mirë që të ulen së bashku në të njëjtën kohë. Ne e kemi bërë këtë në raste të tjera prandaj mendojmë se është një moment i mirë.

Çka mendoni se do të arrini në këtë takim, marrë parasysh se Spanja e përfundon mandatin e saj të kryesimit me BE-në nga fundi i Qershorit?

Saktësisht. Presidenca e radhës e BE-së përfundon çdo gjashtë muaj. Por ju e dini se marrëdhëniet me vendet e rajonit nuk varen nga një vend i posaçëm. Ato janë politikat më solide të BE-së si tërësi. Njëra presidencë jep një impuls të caktuar, tjetra jep një tjetër lloj impulsi. Por vendosja e rajonit të Ballkanit si një prej përparësive kyçe, nëse jo një prej fqinjëve më të rëndësishëm për BE-në, për shkak të perspektivës evropiane, nuk ndryshon nga njëra tek tjetra presidencë. Gjatë këtyre gjashtë muajve, Spanja ka punuar së bashku me ekipin e zonjës Ashton, ka patur një numër aktivitetesh dhe është një kohë e mirë për të ecur përpara ashtu siç do të bëjnë presidencat e tjera më vonë.

BBC

KOMENTE