Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Rehn: Shqyrtimi I Masave Të Spanjës Dhe Portugalisë Më 18 Maj
English

Ekon - Rehn: Shqyrtimi I Masave Të Spanjës Dhe Portugalisë Më 18 Maj

PARIS, 11 maj /ATSH-AFP/ - Ministrat e Financave BE-së do të ekzaminojnë më 18 maj e marra në shqyrtim nga Spanja dhe Portugalia për forcimin e financave publike, deklaroi sot le Komisioneri Evropiane për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn. Spanja dhe Portugalia "duhet të ndërmarrin masa konkrete që nga ky moment për të përmirësuar situatën e financave të tyre publike, disa këtë vit dhe disa vitin që vjen", theksoi Rehn. "Ne do t'i ndjekim me shumë kujdes hap pas hapi këto masa dhe kjo do të jetë pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së ardhshme të ministrave të Financave që do të organizohet më 18 maj", u shpreh Rehn. Por, vende të tjera gjithashtu duhet të përqendrohen në reduktimin e deficiteve të tyre, sipas Rehn, i cili nuk përmendi emra. "Ka edhe vende të tjera të cilat duhet të përshpejtojnë forcimin e buxheteve të tyre. Të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë pa vonesa të mëtejshme", theksoi Rehn./ /i.p/
KOMENTE