Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Rehn: Franca Dhe Italia Duhet Të Zvogëlojnë Deficitet
English

Ekonomi - Rehn: Franca Dhe Italia Duhet Të Zvogëlojnë Deficitet

BERLIN, 11 maj /ATSH-AFP/ - Franca dhe Italia, ashtu si dhe Portugalia dhe Spanja, kanë një borxh të lartë dhe duhet të zvogëlojnë deficitet e tyre buxhetore, paralajmëroi sot komisioneri evropian për Çështjet ekonomike. "Spanja dhe Portugalia kanë qenë objektiv i spekulimeve. Por, kjo erdhi edhe si pasojë e situatës ku ato ndodhen, ato duhet të shëndoshin financat e tyre publike", deklaroi komisioneri Olli Rehn në të përditshmen e Berlinit "Tagesspiegel". "Por, edhe vende të tjera duhet të bëjnë më tepër përpjekje për të zvogëluar deficitet e tyre", shtoi ai, duke përmendur Italinë dhe Francën. "Italia nuk ka miratuar një program të gjerë rimëkëmbjeje ekonomike. Por niveli i borxhit të saj është shumë i lartë, prandaj ajo duhet të shtojë përpjekjet për riekuilibrimin e buxhetit. Franca duhet të bëjë gjithashtu më tepër përpjekje". Kjo do të jetë një nga temat e bisedimeve në këshillin e ministrave të Financave të Bashkimit Evropian më 18 maj, paralajmëroi Rehn. Portugalia dhe Spanja janë angazhuar dje për marrjen e masave të rrepta ekonomike për zvogëlimin e deficiteve të tyre në vitet 2010 dhe 2011, paralelisht me miratimin e një plani të gjerë të mbrojtjes së euros nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. /I.Pu.
KOMENTE