Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Tafaj, Shkollat Në Vendin Tonë Janë Të Sigurta
English

Elbasan: Tafaj, Shkollat Në Vendin Tonë Janë Të Sigurta

ELBASAN, 11 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Shkollat në Shqipëri janë të sigurta, deklaroi ministri i Arsimit të enjten, gjatë një vizite në Elbasan, pas vrasjes së një nxënësje në një shkollë të mesme. "Të gjitha shkollat në Shqipëri janë të sigurta dhe ruhen nga organet kompetente," tha Myqerem Tafaj në takimin me stafin pedagogjik të shkollës "Mahir Domi", ku ndodhi sot në mëngjes ngjarja tragjike. Ministri, i shoqëruar nga prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, Drejtoresha Rajonale e Arsimit, Mimoza Matraxhiu dhe kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini zhvilluan një takim me stafin pedagogjik të shkollës pa praninë e mediave. Ministri Tafaj e cilësoi si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur në orën e parë të mësimit në shkollën e mesme " Mahir Domi". "Ngjarja cilësohet mjaft e rëndë, biseduam me mësuesit për përballimin e kësaj situate, që ka prekur në veçanti nxënësit që kanë parë ngjarjen" tha ministri. Ai bëri të ditur se "po bashkëpunohet me Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe atë të shkollës për të hartuar një program për mbështetjen e nxënësve për të kaluar këtë periudhë të vështirë, duke qenë se janë në prag të provimeve". Sipas ministrit Tafaj, nxënësve do t'iu krijohet mundësia e konsultimit me një psikolog, për të përballuar gjendjen e tronditjes nga vdekja e shoqes së tyre. "Psikologu do të punojë intensisvisht në të këtë shkollë së bashku me mësuesit në veçanti me nxënësit e klasës së vajzës e cila mbeti e vrarë," tha ai. Përsa i përket autorit të krimit, që mundi të hyjë në shkollë e më pas në klasën e vajzës, ministri i Arsimit deklaroi se "autori i ngjarjes ishte djalë i ri, ndaj ka qenë e vështirë të dallohej nga nxënësit e tjerë. Ndërsa mënyrës se si ka arritur të hyjë në shkollë, organet kompetente të Policisë po hetojnë". Sipas Policisë, "vrasja e dyfishtë e ndodhur sot në një shkollë të Elbasanit ka ndodhur për motive xhelozie". Zëdhënësja e policisë së Elbasanit, Valbona Begu tha për mediat se "shtetasi Endrit Llambraj ka hyrë në shkollë i armatosur dhe më pas në klasën e vajzës. Pasi kërcënoi nxënësit e klasës të dilnin përjashta, ai qëlloi me tre plumba në drejtim të 20 vjeçares Gerta Bahja, e cila gjeti vdekjen e menjëherëshme". Pas këtij akti, bënë të ditur burimet e Policisë, "i riu është larguar me vrap, duke kundërshtuar edhe uniformat blu të cilët i bënin thirrje për t'u dorëzuar. Shumë pranë varrezave publike, 19-të vjeçari vrau veten me një plumb në kokë". Nxënësit e klasës së 4-t të Gerta Bahjas deklarojnë se "djali nga Vlora ishte njohur rastësisht me 20- vjeçaren gjatë një ekskursioni që kishin bërë në qytetin bregdetar. Ai kishte tentuar të bisedonte me të dhe të njiheshin, por vajza nuk kishte pranuar dhe kishte refuzuar disa herë telefonatat e të riut". Ndërsa policia konfirmon se shkolla e mesme "Mahir Domi" ruhet 24 orë me roje, por i riu gjeti momentin e përfundimit të orës së parë të mësimit për të hyrë në shkollë si nxënës i saj. Policia po heton për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes. Mësohet se janë shoqëruar disa shokë të klasës së vajzës, roja dhe mësues të shkollës. /ch/
KOMENTE