Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Humb Jetën Një Punonjës I Shërbimit Zjarrëfikës
English

Fier: Humb Jetën Një Punonjës I Shërbimit Zjarrëfikës

FIER, 11 Maj-ATSH/Rrapo Isufaj/- Një punonjës i shërbimit zjarrëfikës në Fier humbi aksidentalisht jetën mbrëmjen e së martës. Burime zyrtare nga Policia e Fierit bënë të ditur për ATSH-në se, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në lagjen Apollonia të Fierit, kur, shtetasi Edmond Mocka, 46 vjeç, efektiv i repartit zjarrëfikës ra nga kati i tretë i një pallati. 46 vjeçari ishte angazhuar në një operacion të ndërrmarë nga reparti zjarrëfikës për të ndihmuar anëtarët e një familjeje që kishin mbetur të bllokuar në banesën e tyre. 46 vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit por, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Ai ndroi jetë në repartin e Kirurgjisë. Ndërkohë që, policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.m
KOMENTE