English

Fiton 1.7 milionë euro në lojën “Turist Përgjithmonë”

Itali, 12 Maj NOA - Një super fitim mund të themi, ai që ka arritur të marrë një person në lojën “turist përgjithmonë”. Arriti të fitonte plot 1.7 milionë euro dhe kjo në sajë të një bilete e cila rezultoi fituese.

Tashmë ai mund të marrë menjëherë një shifër prej 200 mijë eurosh dhe më pas, nga 6 mijë të tilla çdo muaj, për rreth 20 vjet.

Për të do të jetë në dispozicion dhe një bonus prej 100 mijë eurosh. Gjithçka ka ndodhur në lokalin e “Oazi i Miqve” në Pantanello ku fatlumi arriti të gjente fotokopjen e biletës fituese në vitrinat e para të barit ku ndodhej.

r.b/NOA

KOMENTE