Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Franca voton sot ligjin që ndalon veshjet islame
English

Franca voton sot ligjin që ndalon veshjet islame

Paris, 11 Maj, NOA - Parlamenti i Francës sot do të votojë sot për miratimin e rezolutës që ndalon në vendet publike mbajtjen e veshjes islamike, e cila mbulon edhe fytyrën, raportojnë mediat e huaja.

Miratimi i këtij ligji pritet të hap debate me komunitetin mysliman në vend, s dhe mund të rrisë pakënaqësinë ndaj qeverisë franceze. Mbajtja e këtyre veshjeve shihet si sulm ndaj vlerave të kombit thuhet në dokument.

Franca mund të jetë vendi i dytë në Evropë që do të ligjërojë një ndalesë të tillë. Disa javë më parë masa të ngjashme u miratuan në Belgjikë.

Franca ka një bashkësi myslimane që llogaritet në rreth 6 milionë dhe mjaft aktive në jetën publike të vendit.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE