Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Histori/ Kukës: Historia E Imgrimit Drejt Zonave Urbane
English

Histori/ Kukës: Historia E Imgrimit Drejt Zonave Urbane

KUKËS, 11 maj/ATSH-R.Hoxha/ - Imigrimi në zonën verilindore të vendit nisi në fillim të viteve '90, kur banorët nisën të dynden drejt zonës fushore, në kërkim të një jete më të mirë. Në kushtet kur toka bujqësore ishte e paktë dhe industria minerare falimentoi, banorët e zonës, u ndodhën si "peshku në zall" dhe largimi ishte zgjedhja më e arsyeshme e tyre. Edhe pse në vendet ku shkuan shumica nuk gjetën ndonjë jetë kushedi se çfarë, në fshatin Orgjost, gjatë 10 viteve të fundit, vetëm 9 familje janë rikthyer. "Rikthimi në banesën e vjetër është i rëndë, jo vetëm për shkak të mentalitetit të komunitetit, por kryesorja se fëmijët nuk e pranojnë rikthimin", thotë Bislim Hasa, një prej të rikthyerve në fshatin Orgjost, Kukës. Si nisi shpopullimi Ishte fillimi i vitit '91 kur nisi fluksi i largimit. Brenda vitit '93 - 94 vetëm në Tiranë e rethinat e saj numri i familjeve nga verilindja arriti mbi 800. Pas dy grevave të urisë të organizuar nga shoqata e të përmbyturve nga ujrat e liqenit të Fierzës në maj dhe dhjetor të vitit '94, në zonën fushore (Tiranë e Durrës) u vendosën edhe rreth 850 familje, për zhvendosjen e të cilave u shpenzuan nga buxheti i shtetit rreth 8 miliardë lekë. Kjo ishte vetëm një zgjidhje e pjesshme, ndërsa dhjetra familje vazhduan të largoheshin në mënyrë individuale. Tregues të shpopullimit Faza e dytë e shpopullimi masiv nisi në pranverën e vitit '97, kur dhjetra familje u larguan njëherësh në drejtim të zonës fushore, apo jashtë vendit. Një gjë e tillë u vërejt në regjistrimin e popullsisë në vitin 2001 kur rrethi i Kukësit me 96 fshatra pati një popullsi prej 69 mijë banorësh, nga 89 mijë banorë në vitin '91; rrethi i Hasit me 32 fshatra pati një popullsi prej afro 21 mijë banorë, nga 26 mijë banorë në vitin '91 dhe rrethi i Tropojës me 73 fshatra pati një popullsi prej rreth 38 mijë banorë, nga 51 mijë banorë në vitin '91. Rënia e popullsisë në këtë zonë bëri që numri i shkollave të mesme e 9 vjeçare të ulet. Në rrethin e Kukësit nga 17 shkolla të mesme, numri ra në 9, në rrethin e Tropojës nga 9 në 6 dhe në rrethin e Hasit nga 3 në 2. Minimizimi i arsimit të mesëm në këtë qark është shkaku i rihapjes së arsimit të mesëm me korrespondencë që synon që nxënësit e zonave rurale t'u mundësohet arsimimi i mesëm. Rënia e fluksit të shpopullimit Ndërtimi i autostradës Durrës - Kukës - Morin ka ulur ndjeshëm vitet e fundit fenomenin e largimit të banorëve të verilindjes drejt zonave urbane të Shqipërisë së mesme. Këtë e tregon edhe fakti se, në qytetin e Kukësit dy vitet e fundit cmimet e një banese 1 +1, apo 2 + 1 janë trefishuar dhe nga përkatësisht 1, 2 milion lekë dhe 1,8 milion lekë kanë arritur në 2,5 milion lekë dhe mbi 3,5 milion lekë. "Në këtë rritje të çmendur çmimesh ka hisen e vet edhe ndërtimi i autostradës që e ka afruar ndjeshëm verilindjen me Tiranën e pjesën tjetër të vendit, duke minimizuar largimin. Kjo për shkak se largësia e verilindjes me Tiranën bie nga mbi 6 - 7 orë në afro 2 orë", thotë për ATSH-në kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj. Aktualisht rrethi i Kukësit ka një popullsi prej rreth 78 mijë banorë, rrethi i Hasit rreth 25 mijë banorë dhe ai i Tropojës rreth 43 mijë banorë. "Në realitet po vërehet një rënie e fluksit të largimit nga kjo zonë, gjë që është rrjedhojë e dy faktorëve, ndërtimit të autostradës dhe e lëvizjes së lirë me Kosovën ku funksionojnë 6 pika të kalimit kufitar", thotë prefekti Elez Maci./ch/
KOMENTE