English

Holandë - Alarm Për Zjarr Në Një Avion Gati Për Nisje, Evakuohen Pasagjerët

BRUKSEL, 11 maj /ATSH-ANSA/ - Një avion i kompanisë Transavia që do të nisej nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit drejt Portugalisë, u bllokua në pistë për shkak të një alarmi për zjarr. Të gjithë 186 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan. Asnjë person nuk u lëndua gjatë operacionit të evakuimit. Sipas televizionit shtetëror holandez "Nos", në avionin Boeing 737, që ishte në fazën e nisjes, u sinjalizua një zjarr në pjesën e bishtit të avionit. Incidenti nuk ka shkaktuar probleme për trafikun ajror, njoftoi televizioni Nos. /e.v/
KOMENTE