Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ISHP për Ballshin: Jo helmim, por sëmundje infektive prej ujit të ndotur
English

ISHP për Ballshin: Jo helmim, por sëmundje infektive prej ujit të ndotur

Ballsh, 11 Maj, NOA - Banorët e qytetit të Ballshit rezultojnë të jenë prekur nga gastroenteritet, sëmundja infektive, e cila shfaqet me diarre dhe shkaku i saj dyshohet të jetë konsumimi i ujit të ndotur.

Këto janë të dhënat paraprake që thonë zyrtarët e shëndetësisë, të cilët po analizojnë mostrat e ujit të marra mbrëmjen e djeshme në vendngjarje. Sipas burimeve konfidenciale, nga analizat përjashtohet mundësia e hedhjes së lëndëve helmuese në rrjetin e ujësjellësit, gjë e cila është deklaruar nga banorët e Ballshit.

Burimet thonë se sot në mesditë pritet të prononcohet zyrtarisht ministria e Shëndetësisë për ngjarjen e rëndë në Ballsh duke iu referuar analizave përfundimtare që janë kryer në laboratorin biokimik të Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP).

Sipas burimeve, vetë ministria do të përcjellë për publikun shkaqet që sollën dërgimin në spital të mbi 300 personave, mes tyre dhe nxënës.

Paraditen e sotme është rritur me 200 numri i personave që janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më të shumtët që i janë drejtuar spitalit kanë qenë nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe atyre të mesme.

Ndërkohë, ne Ballsh që prej mbrëmjes së të hënës mbërriti edhe një ekip ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë së bashku me ministrin Petrit Vasili për të parë nga afër situatën.

b.a/NOA

KOMENTE