Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaloi të fshehura në makinë 2 kg heroinë në Kapshticë, kapet në flagrancë
English

Kaloi të fshehura në makinë 2 kg heroinë në Kapshticë, kapet në flagrancë

Kapshticë, 11 maj, NOA – Fshihte në bagazhin e makinës 2 kilogramë lëndë narkotike, e llojit heroinë, të cilat kërkonte t’i kalonte përtej kufirit shqiptar për në Greqi, por është zbuluar nga forcat e policisë duke u arrestuar menjëherë prej tyre.

Lajmi është konfirmuar nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave lënda narkotike e lartpërmendur është kapur në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa i ndaluari është Arsen Lumani, 22 vjeç, banues i qytetit juglindor.

Duke kaluar kufirin në pikën e Kapshticës, atij iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, një sasi e ngjashme me atë të heroinës prej 2 kilogramësh, e cila fshihej në pjesën e pasme të mjetit Audi 80 ngjyre e zezë, me targa FA1982.

n.e/NOA

KOMENTE