Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kequshqyerja/ Prioritet, Rritja E Kapaciteteve Profesioniale Dhe Aksesit Ndaj Shërbimeve
English

Kequshqyerja/ Prioritet, Rritja E Kapaciteteve Profesioniale Dhe Aksesit Ndaj Shërbimeve

- Takim për arritjen e konsensusit për veprime ndërsekoriale sipas Programit kombëtar për zvogëlimin e Kequshqyerjes së fëmijëve - TIRANË, 11 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Rritja e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetësisë për të menaxhuar me efikasitet shërbimet dhe pajisjet në kujdesin parësor he rritja e aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore efikase sidomos për grupet vulnerabël, janë prioritet kryesore shëndetësore lidhur me problemet e kequshqyerjes së fëmijëve. Rreth këtij problemi me rëndësi për të ardhmen, u organizua sot në Tiranë takimi Kombëtar rreth arritjes së konsensusit për veprime ndërsekoriale në zbatim të Programit kombëtar "Zvogëlimi i Kequshqyerjes së fëmijëve shqiptarë dhe rritjen e aksesit për ushqim", që mbështetet nga Fondi Spanjoll për arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit. I pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili tha se "rritja e vazhdueshme e kapaciteteve politikëbërëse, jo vetëm vendimmarrëse dhe prodhimi i akteve të domosdoshme që rregullojnë, detyrojnë dhe krijojnë mundësi të reja për të zgjidhur problemet, është një nga objektivat e rëndësishme". Sipas tij, prioritetet lidhen me çështje të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale. "Ulja e varfërisë dhe ndihma ndaj grupeve vulnerabël është ndihmë konkrete e drejtpërdrejtë, me impakt të padiskutueshëm në problemet e kequshqyrjes", tha Vasili. Ky projekt, sipas tij, ecën në të njëjtën linjë me filozofinë e qeverisë që nxit pjesëmarrjen e komunitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm të tij, sepse problemet e kequshqyrjes së fëmijëve nuk mund të adresohen më si të izoluara vetëm tek familjet e tyre, pasi ato janë dhe probleme komunitare dhe ambjentit shoqëror. Ndërsa ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spirto Ksera vlerësoi faktin se kuotat ushqimore për institucionet rezidenciale dhe komunitare rriten nga viti në vit. Zv.ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Tokli Thomai informoi mbi masat e mara në drejtim të politikave për kontrollin ushqimor, që kërkon bashkëpunim të aktorëve: prodhues dhe konsumatorë. Programit kombëtar "Zvogëlimi i Kequshqyerjes së fëmijëve shqiptarë dhe rritjen e aksesit për ushqim" do të zgjasë për 2 vjet, (janar 2010-dhjetor 2012) me financimin 4.000.000 dollarë. Ai synon parandalimin dhe adresimin e kequshqyerjes dhe pasigurisë ushqimore në Shqipëri në grupet me rrezik më të lartë, nënat dhe fëmijët përmes rritjes dhe forcimit të kapaciteteve kombëtare politikëbërëse dhe vendim-marrëse. Këto organizma duhet të përfshijnë objektivat e ushqyerjes në politikat dhe programet sektoriale, zbatimin e ndërhyrjeve të përbashkëta ndërsektoriale: shëndetësi, arsim, bujqësi, trajtimin e kequshqyerjes në zona te synuara nga Programi. Gjithashtu parashikohet forcimi i kapaciteteve kombëtare në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit, pushtetit vendor për të siguruar ofrimin e shërbimeve të ushqyerjes së mirë për publikun./a.ke//n.m/
KOMENTE