Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Një I Dërguar Amerikan Zhvillon Një Vizitë Të Shkurtër Në Pekin
English

Kinë - Një I Dërguar Amerikan Zhvillon Një Vizitë Të Shkurtër Në Pekin

PEKIN, 11 maj /ATSH-AFP/ - Kurt Campbell, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë dhe Paqësorin, mbërriti sot në Pekin për bisedime me zyrtarët kinezë pas një vizite në Birmani, njoftojnë burime diplomatike. Campbell po zhvillon një vizitë të shkurtër në Pekin, nga ku pritet të largohet gjatë ditës, bëri të ditur një zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara, pa dhënë hollësi. Në Uashington, Departamenti i Shtetit ka njoftuar se i dërguari amerikan do të takohet me "zyrtarë të lartë kinezë", pa dhënë detaje lidhur me natyrën e këtyre bisedimeve. Campbell mund të informojë kinezët lidhur me udhëtimin e tij në Birmani ku u takua me disa zyrtarë të regjimit të opozitares Aung San Suu Kyi dhe e kritikoi ashpër juntën në pushtet. I dërguari amerikan mund të përfitojë gjithashtu nga ky qëndrim i shkurtër në Pekin për të marrë informacione rreth vizitës javën e kaluar në Pekin të personalitetit numër një të Koresë së Veriut Kim Jong-Il. Sipas Pekinit, Kim u shpreh se është angazhuar në rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe për çmilitarizimin e Koresë së Veriut në të cilat marrin pjesë përveç Kinës që i organizon ato, Shtetet e Bashkuara, dy Koretë, Rusia dhe Japonia. /I.Pu.
KOMENTE