Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koncert në Tiranë nga “Officina Popolare”
English

Koncert në Tiranë nga “Officina Popolare”

Tiranë, 11 maj, NOA - Në kuadër të aktiviteteve të shumta të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës për stinën “Italia dhe Shqipëria 2010: “Dy Popuj, një Det, një Miqësi”, më 13 maj 2010, në orën 19.00, pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në Tirane do të shfaqet për herë të parë në Evropë, një koncert i “Officina Popolare” – Grande Orchestra del Sud Italia.

Orkestra e përbërë nga Giovanni Mauriello, themeluesi historik i “Nuova Compagnia di Canto Popolare”, nga një seksion tamburesh me kornizë me Arnaldo Vacca solist, nga një seksion organosh të vogla me Alessandro Parente solist, nga një seksion ritmik kitarash, harqesh, fizarmonikash dhe flautesh, nga zëra solistësh dhe nga dy valltarë. 22 elementët e Orkestrës janë të drejtuara nga Antongiulio Galeandro.

Zëri pa kohë i Giovanni Mauriello do të na shpjerë në hapat e para të “Nuova Compagnia di Canto Popolare”, e famshme në botë për hyjnoren “Gatta Cenerentola” të Roberto De Simone.

Me “Nuova Compagnia di Canto Popolare” ai ka kryer një aktivitet koncertor intensiv që e ka shoqëruar në gjithë botën , nga “Opera House” i Sidney në Festival të Berlinit, të Karacas-it, Parisit, Buenos Aires. Në fushën e teatrit ka mbuluar rolet e para në riprodhime prestigjioze si “La Gatta Cenerentola”, “La cantata” di Masaniello, “Carmina Vivianea”, etj.

m.s/NOA

KOMENTE