Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Konferencë Për Menaxhimin E Mbetjeve Të Ngurta
English

Korçë: Konferencë Për Menaxhimin E Mbetjeve Të Ngurta

KORÇË, 11 maj /ATSH-Behar Fejzulla/ - Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipërinë Jugëlindore dhe paraqitja e metodologjisë së projektit për ndërtimin e landfillit të Maliqit, ishte në qendër të takimit që organizoi kompania për menaxhimin e këtij projekti, në bashkëpunim me Shoqatën e Aksionerëve për Administrimin e Mbetjeve Urbane të Rajonit të Korçës, ditën e martë, në fshatin turistik të Dardhës. Përfaqësuesja e bankës gjermane KFW, që financon këtë projekt, Adelheid Knoble de Revolvo, u shpreh se "Themelimi i Kompanisë të Administrimit të Mbetjeve Urbane për Rajonin e Korçës, ka një rëndësi të veçantë, sepse në të ardhmen do të ketë ndikim për një mjedis më të pastër. Qeveria gjermane do të japi një grand për zbatimin e projektit për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë Rajon, i cili do të zërë pjesën kryesore të financimit". Specialistë të Kompanisë të Menaxhimit të Projektit, shpjeguan detajet e zbatimit të projektit dhe kordinimin e punës me Shoqatën e Aksionerëve dhe donatorët. Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Mbetjeve Urbane në Ministrinë e Punëve Publike, Taulant Zeneli, vlerësoi paraqitjen e projektit dhe kërkoi që të ndërhyet edhe për reabilitimin e fushave aktuale të grumbullimit të mbetjeve urbane në Rajonin e Korçës, për ta bërë këtë Rajon, model në të gjithë vendin. Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mjedisit, Myrfete Pazaj, tha se kjo ministri do ta mbështesë projektin me përmirësimin e legjislacionit, pasi qeveria ka një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe mbrojtjen e mjedisit. Kryetarë të bashkive dhe komunave që kanë formuar Shoqërinë Aksionere të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane për Rajonin e Korçës, në diskutimet e tyre kërkuan që të përshpejtohen disa afate për reabilitimin e fushave ekzistuese të mbetjeve urbane dhe ndërtimin e landfillit të Maliqit. Në Shoqatën e Aksionerëve për ndërtimin e fushës së re të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane, ose siç quhet ndryshe Landfilli i Maliqit, janë aksionerë 5 bashki dhe 23 komuna të Qarkut të Korçës. Ky projekt, financohet me 11.8 milionë euro nga banka gjermane KFW./ch/
KOMENTE