Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Kuotat Ushqimore Në Qendrat Sociale Për Fëmijë Janë Rritur Në Masën 25%
English

Ksera: Kuotat Ushqimore Në Qendrat Sociale Për Fëmijë Janë Rritur Në Masën 25%

TIRANË, 11 Maj/ATSH/-Ministria e Punës ka ndërmarrë përmirësime të rëndësishme në fushën ligjore, strukturore dhe organizative për sigurimin e kushteve të përshtatshme për mirërritjen e fëmijëve në nevojë, tha ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. I pranishëm në takimin Kombëtar për zbatimin e programit "Për zvogëlimin e kequshqyerjes së fëmijëve shqiptarë dhe rritjen e aksesit për ushqim", organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, agjencitë e OKB dhe Fondi i Zhvillimit (MDG Achievement Fund), Ksera theksoi se reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale synon të ndikojë drejtpërsëdrejti në reduktimin e varfërisë, ku përfshihen edhe fëmijët. Duke folur për programin e ndihmës ekonomike për vitin 2010, Ksera bëri me dije se "96 mijë familjet në skemë mbështeten me një fond prej 5 miliardë lekë, nga 3.5 miliardë lekë në 2008, ose me 66% më shumë fonde për mbulimin e varfërisë, duke arritur kështu dyfishim të masës mesatare për familje". Ndërsa për standardet në ushqyerjen e fëmijëve, që trajtohen në qendrat publike sociale, ministri Ksera vuri në dukje se kuotat ushqimore për institucionet rezidenciale dhe komunitare janë rritur nga 20% deri në 25 % në krahasim me vitin 2008"./e.gj/s.s./
KOMENTE