Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mallakaster: Shtrohen Ne Spital Me Shenja Helmimi Rreth 103 Persona
English

Mallakaster: Shtrohen Ne Spital Me Shenja Helmimi Rreth 103 Persona

A FIER, 11 Maj /ATSH,Rr.Isufaj /. - Rreth 103 persona me shënja helmimi janë paraqitur në spitalin e Mallakastrës deri në orën 02.00 të ditës së sotme. Burimet nga spitali pohojnë për ATSH-në, se ata kanë ardhur në grupe dhe me shënja të qarta helmimi. "Kishin diarre, të vjella, temperaturë të ulët e dridhje trupi", pohojne burime nga reparti i Urgjencës. Sipas mjekëve të urgjencës së Fierit, 19 prej pacientëve të shtruar në spitalin e Mallakastrës u dërguan në spitalin rajonal ne Fier. "Gjëndja tani është normalizuar, 8 prej tyre u shtruan në spital në repartin e infektivit për ndihmë më të kualifikuar, ndërsa 12 te tjere, pasi moren mjekimin e urgjencës me serum, u dërguan në shtëpi", tha mjeku E.Kallashi. Sipas drejtoreshës së spitalit, Donika Alujshani, "situata është normale dhe priten të dalin zyrtarisht shkaqet e helmimit. Jane çuar në laboratorin bakteriologjik mostra të ujit të pijshëm, pasi dyshohet që ai të jetë shkaku, gjithsesi për momentin, shkaku është ende i pa njohur". Në spitalin e Mallakastrës janë të shtruar rreth 35 pacientë me gjëndje shëndetësore të stabilizuar. Nderkaq, Drejtoria e Policise se Qarkut, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kane ngritur 2 grupe hetimore dhe po hetojnë ngjarjen. /a.ke/
KOMENTE