Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbështetës Të Opozitës Bllokojnë Për Pak Minuta Disa Akse Kryesore Rrugore Në Vend
English

Mbështetës Të Opozitës Bllokojnë Për Pak Minuta Disa Akse Kryesore Rrugore Në Vend

TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Mbështetës dhe deputetë të Partisë Socialiste në disa rrethe të vendit protestuan sot duke bllokuar për pak minuta disa nga akset kryesore rrugore, në mbështetje të grevës së urisë , që po mbahet në Tiranë prej 11 ditësh para selisë së Kryeministrisë. Autostrada Durrës-Tiranë u bllokua sot për rreth 20 minuta nga simpatizantë të PS-së, të cilët sipas drejtuesve lokalë të kësaj partie, protestuan në mbështetje të kërkesave të grevistëve të kryeqytetit. Rreth orës 13.00 rruga Durrës-Tiranë u bllokua në të dy drejtimet e saj nga një grup prej rreth 350 protestuesish, të cilët mbërritën me autobuzë në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit, ndërsa forcat e policisë rrugore me qetësi devijuan qarkullimin e automjeteve në rrugët alernative pranë superstradës. Sipas burimeve nga vendngjarja protesta dhe bllokimi i superstradës, që u bë pa lejen përkatëse nga forcat e rendit, shkaktoi shqetësim te drejtuesit e automjeteve të shumta, të cilat falë ndërhyrjes profesionale të policisë rrugore iu drejtuan rrugëve dytësore për të mbërritur në destinacion. Pas 20 minutave protestuesit e drejtuar nga krerët lokalë të PS u tërhoqën nga rruga, ndërsa mësohet se tashmë qarkullimi i automjeteve i është rikthyer normalitetit. Gjithashtu, bllokime pati dhe në Urën e Poshnjes në Berat, në akset nacionale Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë e Gjirokastër-Tepelenë. Bllokim përreth gjysëm ore pati dhe në rrugen që lidh Elbasanin me Tiranën, në urën e Peshkatarit, në superstradën Tiranë-Lezhë, si dhe në hyrje të qytetit të Shkodres duke sjellë probleme në qarkullim për disa minuta./a.s/
KOMENTE