Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MSH: Hetim epidemiologjik për Ballshin
English

MSH: Hetim epidemiologjik për Ballshin

Tiranë, 11 maj, NOA / Blerina Ahmetaj - Një ditë pas shpërthimit epidemik në qytetin e Ballshit, ku qindra banorë i janë drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore, ka reaguar zyrtarisht ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në ministri, Pëllumb Pipero, ka deklaruar se bëhet fjalë për 237 persona mes tyre dhe nxënës të cilët kanë shfaqur shenja të lehta gastrointerite, të vjella e diarre.

“Shpërthimi në qytetin e Ballshit ka qenë i kufizuar, numri më i madh i personave, rreth 50 për qind e tyre kanë shfaqur shenja të lehta vetëm marrje mendsh, ndërkohë nga informacionet e fundit kemi të dhëna nga spitali I qytetit se nuk ka asnjë rast të shtruar”, tha Pipero.

Sipas tij, shkaqet e shpërthimit epidemik mund të jenë uji dhe ushqimet e ndotura ndaj për këtë arsye ka nisur një hetim epidemiologjik i cili ka përfshirë jo vetëm ujësjellësin por dhe njësitë ushqimore të qytetit pasi dyshohet se shkak mund të jetë dhe konsumi i ushqimeve të ndotura.

“Ekzaminimet laboratorike janë njëra anë por jo e vetmja pasi për të gjetur shkaqet e vërteta të shpërthimit epidemik në Ballsh duhet të kryejmë dhe ekzaminimet epidemiologjike, analizat për bukën, apo ushqime të tjera që kanë konsumuar banorët”, tha Pipero.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për qetësi ndërsa ka përgënjeshtruar dhe deklaratat politike për rastin e Ballshit.

Sipas tij, aktualisht nuk ka të shtruar në spital, por janë marrë masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit deri në përfundimin e analizave mikrobiologjike që po kryhen në Institutin e Shëndetit Publik. Analizat pritet të dalin ditën e nesërme në mesditë.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE