Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një qendër ditore për 50 të moshuar në Berat
English

Një qendër ditore për 50 të moshuar në Berat

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq Shqiptar në Ditën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

Berat, 11 Maj 2010 NOA - Në kuadrin e dy ngjarjeve të veçanta që i përkasin datës 8 Maj, respektivisht Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, si dhe Ditës Botërore të Talasemisë, Fondacioni Vodafone Albania si një prej aktoreve aktivë në përgjigje të nevojave të komunitetit, ka ndihmuar në zhvillimin e një numër aktivitetesh.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Fondacioni Vodafone Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar përuruan në qytetin e Beratit qendrën e re ditore për të moshuarit.

Kjo Qendër Ditore do t’ju vijë në ndihmë moshave të treta në nevoje, respektivisht 50 të moshuar me të ardhura ekonomike të pakta dhe pa mbështetje do të mund të kalojnë ditën në këtë qendër ditore.

Në këtë qendër do të ofrohet falas ushqim, kujdes shëndetësor, informacione si dhe mundësi të ndryshme për shfrytëzimin e kohës së lirë. Kjo qendër është një prej katër qendrave që do të hapen me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania, edhe në tri zonat e tjera, përkatësisht në Has, Dibër dhe Gramsh.

Përveç të pranishmëve të shumtë dhe përfituesve, në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, Zamir Muça.

Folësit në këtë aktivitet theksuan se projekti i qendrave ditore ka rëndësi të veçantë pasi jo vetëm mbështet njerëzit në nevojë nëpërmjet shërbimeve cilësore të personelit dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, por tërheq gjithashtu edhe kontributin e vetë pushtetit lokal në këtë iniciative, duke e kthyer atë në një shërbim të qëndrueshëm në kohë.

d.r/NOA

KOMENTE