Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nobelisti Orhan Pamuk viziton Shqipërinë
English

Nobelisti Orhan Pamuk viziton Shqipërinë

Tiranë, 11 maj, NOA /Melina Selimi - Shkrimtari i mirënjohur turk, Orhan Pamuk, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, do të vizitojë Shqipërinë më 17-18 Maj 2010, me ftesë të botuesit të tij ekskluziv në gjuhën shqipe “Skanderbeg books”.

Kjo vizitë ka qenë e planifikuar qysh në vitin 2006, me rastin e botimit të veprës së tij të parë në gjuhën shqipe “Unë jam e kuqja”, vit kur ai edhe u shpall fitues i Çmimit Nobel në Letërsi, që u bë edhe arsyeja e shtyrjes në kohë të vizitës së planifikuar.

Gjatë kësaj kohe në gjuhën shqipe është botuar pjesa më e madhe e veprës së tij, si romanet “Unë jam e kuqja”, “Bora”, “Kështjella e bardhë”, “Shtëpia e heshtjes”, “Jeta e re”, si edhe libri me ese “Baulja e babait”.

Gjatë këtij viti pritet të botohen edhe romanet “Muzeu i pafajësisë” dhe “Libri i zi”, vepra që pothuajse përmbyllin korpusin e tij letrar në shqip.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Orhan Pamuk do të jetë i pranishëm në promovimin e veprës së tij të re të botuar në shqip “Stambolli” që do t’i paraqitet lexuesit shqiptar këto ditë.

Ai do të jetë i pranishëm në dorëzimin e titullit “Doktor Honoris Causa”, që i jepet atij nga Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe në një sërë takimesh me personalitete të artit, të kulturës e të politikës shqiptare, si edhe do të flasë ekskluzivisht për lexuesin shqiptar nëpërmjet ekranit.

Ai ka shprehur dëshirën për një vizitë të veçantë në qytetin e Beratit, i interesuar për thesaret kulturore e muzeale të këtij qyteti të lashtë shqiptar.

Orhan Pamuk është një ndër autorët më të dashur për lexuesin shqiptar dhe qysh prej vitit 2006 veprat e tij kanë qenë në krye të listës së titujve më të shitur në libraritë shqiptare.

Orhan Pamuk është nobelisti i parë në letërsi që viziton Shqipërinë dhe vizita e tij pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme letrare të këtij viti.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE