Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Katër Militantë Eliminohen Nga Një Sulm Në Waziristanin Verior
English

Pakistan - Katër Militantë Eliminohen Nga Një Sulm Në Waziristanin Verior

MIRANSHAH, 11 maj /ATSH-AFP/ - Pesë avionë amerikanë të telekomanduar sulmuan sot me dhjetë raketa një vendstrehim dhe kamp stërvitjeje të militantëve talebanë dhe atyre të al-Kaidës, në Waziristanin Verior, në veriperëndim të Pakistanit, ku mbetën të vdekur të paktën katër prej rebelëve, njoftuan sot burime lokale të sigurisë. Sulmi u krye në zonën Lawara Mandi në Waziristanin Verior, një prej zonave fisnore në afërsi të kufirit me Afganistanin, që njihet si bastion i luftëtarëve talebanë dhe atyre të al-Kaidës. "Pesë avionë të telekomanduar lëshuan 10 raketa, sulm që eliminoi të paktën katër militantë. Sulmi kishte si shënjestër një vendstrehim dhe kamp stërvitjeje ushtarake dhe disa automjete të parkuara në rrethinat e ndërtesës", deklaroi për AFP një zyrtar i lartë pakistanez pa bërë publik identitetin e tij. Disa zyrtarë lokal konfirmuan sulmin dhe bilancin, si dhe hollësitë e sulmit./ /i.p/
KOMENTE