English

Pd:Pushteti Fitohet Me Votë, Jo Me Greva Urie

TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi duke reaguar sot ndaj protestës së opozitës, deklaroi se "pushteti në demokraci fitohet me votë dhe jo me greva urie". Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti Boçi tha se "bllokmenët e vjetër e mbajtën me dhunë e tortura pushtetin e tyre për 50 vjet, ndërsa bllokmenët e rinj e kërkojnë pushtetin me dhunë e përplasje". "Z. Rama, në demokraci pushteti fitohet me votë dhe nuk fitohet as me armë, siç bllokmenët e kanë traditë, as me mënyrën e re të grevës së urisë. Zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet dhe dhe vetëm vota vendos", tha në deklaratën e tij deputeti Boçi./a.s//n.m/
KOMENTE