Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pd: Rama Po Shkel Të Drejtat E Grevistëve Që Garantohen Në Kushtetutë
English

Pd: Rama Po Shkel Të Drejtat E Grevistëve Që Garantohen Në Kushtetutë

TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Partia Demokratike (PD) akuzoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se duke mos lejuar shërbimin zyrtar shëndetësor në grevën e urisë po shkel të drejtat më elementare që Kushtetuta e vendit dhe konventat ndërkombëtare garantojnë për të burgosurit dhe grevistët. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, tha se "për të 12-n, ditë Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi dhe pinjollët e tjerë të bllokut mbajnë të mbyllura për kujdesin shëndetësor zyrtar dyert e burgut që kanë krijuar në mes të bulevardit të Tiranës, duke treguar në këtë mënyrë se të ngujuarit brenda tij i trajtojnë si skllevër e janë të aftë t'u ndalojnë edhe të drejtat më elementare që ua garanton Kushtetuta e vendit dhe Konventat ndërkombëtare për të burgosurit, robërit apo grevistët". Duke dënuar "moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor në burgun e tyre" PD,e cilëson këtë "një qëndrim çnjerëzor dhe kujdesin e militantëve fanatikë të Partisë Socialiste, që me bluza të bardha shkelin çdo rregull dhe kod etik e moral të shërbimit shëndetësor, duke u shndërruar në vegël qorre të kryetarit të partisë së tyre vetëm e vetëm për qëllime politike anti - humane e barbare"./a.s/s.s./
KOMENTE