Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Vrasja e gjimnazistes u bë për xhelozi
English

Policia: Vrasja e gjimnazistes u bë për xhelozi

Elbasan, 11 maj, NOA Update - Motivet e xhelozisë kanë qenë ato që nxitën krimin e rëndë të ndodhur sot në shkollën “Mahir Domi” të qytetit të Elbasanit, ku një vajzë 19-vjeçare mbeti e vrarë në mes të klasës nga plumbat e të dashurit të saj bashkëmoshatar nga Vlora.

Lajmi është konfirmuar në mënyrë zyrtare nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave po punohet intensivisht për sqarimin e rrethanave të ngjarjes por pista e xhelozisë deri tani mbetet kryesorja.

“Pasi ka qëlluar me armë mbi 19-vjeçaren, autori i krimit është nisur në drejtim të parkut “Rinia” të qytetit të Elbasanit dhe për një hark kohor prej 15 minutash, u bë i mundur lokalizimi i autorit të ngjarjes, i cili pasi ka konstatuar praninë e shërbimeve të policisë në afërsi të tij, ka qëlluar veten me pistoletë”, thuhet në komunikatën përkatëse të policisë.

Më pas, bëhet me dijeni se viktima është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë pasi gjeti vdekjen.

Konfirmohet zyrtarisht se autori i kësaj ngjarje është 19-vjeçari Endrit Llambraj, banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ndërsa gjimnazistja që u qëllua në klasë është Gerta Bahja, banuese në Elbasan, nxënëse në vitin e 4-t të kësaj shkolle.

n.e/NOA

KOMENTE