English

Presidenti Topi Takon Ambasadorët Withers Dhe Montobio

TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti paraditen e sotme në Presidencë ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers dhe ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobio, me të cilët zhvilloi një bisedë për situatën më të fundit politike në vend. Takimi i sotëm i Kreut të shtetit me dy diplomatët, që zgjati mbi një orë është i dyti brenda pak ditësh në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në vend. Një ditë më parë, Presidenti Topi u shpreh i gatshëm të thërriste tryezën e bisedimeve mes palëve, por theksoi se paraprakisht palët duhet të shprehin vullnet për të dialoguar dhe gjetur rrugën e zgjidhjes. /a.s//n.m/
KOMENTE