English

Qindra Ukrainas Protestojnë Kundër Afrimit Me Moskën

KIEV, 11 maj /ATSH-AFP/ - Qindra simpatizantë të opozitës properëndimore ukrainase protestuan sot në qendër të Kievit kundër afrimit me Rusinë, ndërmarrë nga presidenti i ri i Viktor Janukoviç, që sipas tyre dëmton pavarësinë kombëtare. Pjesëmarrësit në këtë manifestim iu përgjigjën kërkesës së ish-kryeministres Julia Timoshenko dhe partive të tjera të opozitës nacionaliste dhe properëndimore. "Ukraina!" kanë thërritur ata disa herë duke mbajtur në duar flamuj blu dhe të verdhë, me ngjyrat e vendit dhe pankarta në të cilat mund të lexoje "Janukoviç, nuk mund të shiten prindërit dhe atdheu!" dhe "Janukoviç mos shit Ukrainën!" "Ata shitën gjithçka, territorin tonë, pavarësinë tonë, identitetin tonë'', theksoi para manifetuesve Timoshenko. Ky manifestim u bë tre javë pas nënshkrimit të papritur nga Janukoviç të një marrëveshjeje në lidhje me zgjatjen në 25 vjet të bazës detare ruse në Krime, në këmbim të reduktimit me 30 për qind të livrimit të gazit rus./ /ec/ a.jor.
KOMENTE