Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama viziton grevistët në Spitalin Ushtarak
English

Rama viziton grevistët në Spitalin Ushtarak

Tiranë, 11 maj, NOA – Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Spitalin Ushtarak, ku gjenden mjaft grevistë socialistë të shtruar duke marrë ndihmë mjekësore pas gjendjes së rënduar shëndetësore.

“U përkulem më mirënjohje këtyre njerëzve që janë shprehje e një shpirti opozitar, të palëkundur, të pathyeshëm”, tha ai.

Më tej, ka pohuar se “opozitarët janë të vendosur, të palëkundur dhe të pathyeshëm në këtë rezistencë, e cila është një rezistencë paqësore për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë”.

“Nga ana tjetër, ne jemi në çdo orë të gatshëm t’i hapim rrugën zgjidhjes në funksion të interesit publik, në funksion të interesit të të gjithë shqiptarëve, në funksion të interesit të çdokujt që është ose nuk është me ne në ditë të zakonshme, sot ka edhe pa e ditur edhe pa e kuptuar mbrojtjen tonë për liritë e tij të munguara, mbrojtjen tonë për të drejtat e tija të cunguara, mbrojtjen tonë në funksion të aspiratave që shumëkush këtu i ka braktisur duke menduar se kjo është Shqipëria”, tha më pas kreu i Partisë Socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE