Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Respektimi I Rekomandimeve Të Komitetit Presidencial Të Apke-Së, Rruga Më E Mirë Për Kapërcimin E Çdo Situate Politike
English

Respektimi I Rekomandimeve Të Komitetit Presidencial Të Apke-Së, Rruga Më E Mirë Për Kapërcimin E Çdo Situate Politike

- Deklaroi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, në punimet e Sesionit të 120-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës- TIRANE, 11 Maj/ATSH/.- Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, deklaroi gjatë punimeve të Sesionit të 120-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, se "respektimi i parimeve themelore të KE-së, dhe në rastin konkret i rekomandimeve të Komitetit Presidencial të APKE-së, mbetet rruga më e mirë për kapërcimin e çdo situate politike". Gjatë këtij takimi, z. Belortaja theksoi se Qeveria e Shqipërisë përgëzon dhe mbështet nismën e Sekretarit të Përgjithshëm të KE-së, z. Thorbjorn Jagland, për të reformuar Organizatën, me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe rolit të saj në Evropë. Z. Belortaja vlerësoi punën e Gjykatës Evropiane të Strasburgut në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe i njohu shtetet anëtare me masat e marra nga Qeveria e Shqipërisë në zbatim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në kuadër të këtij takimi, zv/ministri Belortaja u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Thorbjorn Jagland, me të cilin ndanë vlerësimin për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës si dhe për rezultatet e zbatimit të projekteve të KE-së në vendin tonë. Z. Belortaja e falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm për kontributin e KE-së në zgjidhjen e situatës politike së krijuar në Shqipëri dhe shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për të gjetur një zgjidhje konkrete në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës. Interlokutorët në këtë takim theksuan gjithashtu se opsioni i ndërhyrjes së Komisionit të Venecias, në rast se çështja i referohet Gjykatës Kushtetuese, mbetet i vlefshëm dhe përfaqëson një mundësi reale për të kapërcyer situatën e krijuar. Gjatë këtij Sesioni, Presidenca e Komitetit të Ministrave të KE-së i kaloi ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë. /s.s./ Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në përgjigje të interesimit të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KE-së, z. Mevlut Cavusoglu, mbi gjendjen ne Shqipëri, zv/ministri Belortaja theksoi se "këto rekomandime janë tashmë plotësisht të pranuara dhe të vlerësuara nga Qeveria shqiptare dhe maxhoranca". Punimet e këtij Sesioni Ministerial u përqendruan në të ardhmen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, procesin e reformës së Këshillit të Evropës dhe marrëdhëniet e Organizatës me Bashkimin Evropian./s.s/
KOMENTE