Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rexhepi: Vlerësoj Hapat Që Shqipëria Ka Bërë Në Përmbushjen E Kritereve Për Liberalizimin E Vizave
English

Rexhepi: Vlerësoj Hapat Që Shqipëria Ka Bërë Në Përmbushjen E Kritereve Për Liberalizimin E Vizave

TIRANË, 11 Maj /ATSH - Mira Shkurta/ - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi, vlerësoi sotTiranë hapat që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. "Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe kriteret për liberalizimin e vizave dhe ky është edhe mendimi i Komisionerit për Zgjerim, z. Stefan Fyle, gjatë vizitës së tij në Tiranë", u shpreh Dr. Rexhepi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Lulzim Basha. "Konstatojmë se Shqipëria është e gatshme të na ndihmojë. Në të ardhmen zyrtarë shqiptare do të vijnë edhe në trajnimet, këmbimin e përvojave dhe për prodhimin e pasaportave biometrike dhe ne do të shfrytëzojmë përvojën tuaj", tha ai. Ministri i Brendshëm kosovar garantoi edhe lëvizjen e lirë, veçanërisht gjatë sezonit turistik dhe krahas kësaj, bashkëpunimin në luftën kundër krimit, në interes jo vetëm të dy vendeve, por të rajonit në tërësi. Duke shpresuar ne liberalizim sa më të shpejtë të vizave për Shqipërinë, shpresoj që edhe Kosova të mos mbetet mbrapa dhe jemi optimistë që deri në vitin 2011 edhe Republika e Kosovës të përfitojë liberalizimin e vizave me vendet e BE-së", tha ai. Nga ana e tij, ministri i Brendshem shqiptar, Lulzim Basha, informoi se "tema e takimit me homologun e tij kosovar, ishte thellimi i bashkepunimit mes ministrive të Brendshme të dy vendeve, forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar, pas marrjes së kompetencave nga Policia e Kosovës në kufirin mes dy vendeve. Ministri Basha informoi se gjatë takimit që pati me homologun e tij kosovar u diskutua edhe për reformën strukturore dhe shkëmbimin e vazhdueshëm të përvojave mes policive të dy vendeve. /a.ke/
KOMENTE