Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë, Rruga E Biznesit , Gati Për Sezonin E Prodhimit
English

Sarandë, "Rruga E Biznesit", Gati Për Sezonin E Prodhimit

NDË, 11 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Rruga Sarandë-Pllakë-Xarrë, me gjatësi 7 kilometra, e quajtur ndryshe edhe si "Rruga e biznesit", është në metrat e fundit të asfaltimit të saj. Në këtë sezon të ri prodhimesh për kultivuesit e bostanit dhe të agrumeve në Xarrë, Mursi dhe Konispoli, ajo do të jetë tërësisht në përdorim të tyre. Ndërkohë, ajo është një rrugë alternative edhe për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve në drejtim të Qafë Botës e anasjelltas, duke shmangur lundrën e Butrintit. Përfundimi i punimeve në aksin rrugor Sarandë-Pllakë-Xarrë po krijon kushte optimale për transportin e prodhimeve bujqësore, si bostan, agrume dhe rrush, që kultivohen në masë në zonën e Konispolit, Mursisë e Xarrës. Ajo mundëson transportin brenda një kohe të shkurtër dhe me më pak shpenzime e në më pak kohë të harxhuar, të mauneve që i çojnë këto prodhime në Tiranë, Kosovë, Maqedoni, etj. "Komuniteti i fermerëve këtë përmirësim në infrastrukturën rrugore e ndjen në mënyrë të drejtpërdrejtë", shprehet kryetari i komunës së Xarrës, Dhimo Kote, i cili është njëherësh edhe pjesë e biznesit të kësaj zone. Rruga Sarandë-Pllakë-Xarrë është investimi i buxhetit të shtetit me vlerë 2 milionë euro./s.s./
KOMENTE