Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Greva e urisë dhe bojkoti, shumë të dëmshme për të ardhmen e Shqipërisë (VIDEO)
English

SHBA: Greva e urisë dhe bojkoti, shumë të dëmshme për të ardhmen e Shqipërisë (VIDEO)

Uashington, 11 Maj 2010 NOA - Greva e urisë dhe bojkoti i opozitës, janë shumë të dëmshme për perspektivën e Shqipërisë. Deklarata u bë sot nga Zëvendësndihmës/Sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Stuart Xhons. Ai ka folur te Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington e cila zhvilloi një konferencë mbi Ballkanin dhe sfidat e tij në rrugën e integrimit evropian. Pjesëmarrësit në konferencë theksuan përparimin e bërë deri tani nga vendet e rajonit, por vunë në pah gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballen ato, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova.

Duke folur për mosmarrëveshjet e fundit politike në Shqipëri, zëvendësndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Stuart Xhons, tha se ato janë të dëmshme për integrimin evropian të vendit.

{youtube}VIByweuXVXU{/youtube}

“Tani po shohim mosmarrëveshje serioze politike në Shqipëri. Greva e urisë, bojkoti, mendoj se janë shumë të dëmshme për perspektivën e Shqipërisë në integrimin evropian. Por faji nuk mund t’i vihet askujt përveçse vetë shqiptarëve”, - ka theksuar z.Xhons.

a.b/r.n/NOA

KOMENTE