Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Finalja E Kupës, Ndryshon Objektivat E Skuadrave Të Superligës
English

Sport-Futboll/ Finalja E Kupës, Ndryshon Objektivat E Skuadrave Të Superligës

TIRANË, 11 Maj / ATSH- Gjergji Mima/. - Vërshëllima e fundit e gjyqtarit slloven Darko Ceferin në finalen e Kupës Vllaznia-Besa 1-2, përveçse gëzoi kavajasit, ka vënë në lëvizje thuajse të gjithë drejtuesit e skuadrave të Superligës për të bërë llogaritë për dy ndeshjet e mbetura të sezonit. Nuk mbetet asgjë për t'u zbuluar sa i përket kreut të renditjes: Dinamo është shpallur matematikisht kampione, Besa shkon në Europë si fituese e Kupës, ndërsa Tirana dhe Laçi thuajse kanë siguruar Ligën Evropiane me vendet 3 dhe 4, pasi diferenca me vendin e pestë, Flamurtarin, është 4 pikë. Ndërkohë, vlonjatët, e kanë siguruar tashma Superligën. Në pozicion jo shumë komod janë Vllaznia dhe Shkumbini, dy ekipe që nuk mund t'i humbasin të dyja ndeshjet e mbetura, pasi mund të shkojnë në "play-off" Për korçarët e Skënderbeut është bërë gjithçka më e lehtë. Fitimi i Kupës së Shqipërisë nga Besa i ka leverdisur shumë Skënderbeut, pasi dy ndeshjet e fundit i luan me Laçin dhe Tiranën, që ndihen të lehtësuara me pjesëmarrjen në Ligën Evropiane. Ndërkohë, nëse do të kishin 3 pikët që i ka hequr disiplina, krutanët e Kastriotit nuk do të ishin pretendentë kryesorë për të rënë nga kategoria. Sfida e radhës në Peqin me Shkumbinin vendës ndan gjithçka. Kastrioti e ka vetë në dorë fatin e tij. Nëse bën mrekullinë duke fituar në transfertë me Peqinin, me një tjetër fitore në shtëpi me Laçin do të shmangte rënien direkte Apolonia dhe Teuta, që në fillim të sezonit ishin si pretendente, tashmë dy javë nga fundi rrezikojnë seriozisht rënien. Qëndrimi i tyre në superiore varet edhe nga rezultati i Kastriotit me Shkumbinin. Të dyja do të ndeshen me Vllazninë, që, nëse nuk merr të paktën një pikë me këto kundërshtarë, me shumë mundësi del në "play-off". Apolonia në javën e fundit udhëton drejt Ersekës (Gramozi nuk ka asnjë objektiv), ndërsa Teuta në të parafundit pret Flamurtarin, për të udhëtuar më pas drejt Shkodrës. Vllaznia dhe Shkumbini për pozicionet që mbajnë, thuajse e kanë shmangur "play-off"-in. Rrezikohen vetëm nëse Kastrioti bën të pamundurën në Peqin. Nëse do të ndodhë kështu, Shkumbini duhet t'i përgjërohet për të paktën 1 pikë Flamurtarit në Vlorë, ndërsa Vllaznia, nëse humbet me Apoloninë, në Durrës e ka të detyrueshme 1 pikë. Pika e zgjidhjes së ekuacionit më shumë të panjohura të superiores mbetet Shkumbini-Kastrioti. Rezultati i këtij takimi paragjykon shumicën e sfidave të tjera, që nën efektin "domino", varen nga njëra-tjetra./s.s./
KOMENTE