Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Lorik Cana Ambasador I Shqiptarëve Në Botë
English

Sport-Futboll/ Lorik Cana "Ambasador I Shqiptarëve Në Botë"

" TIRANË, 11 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Lorik Cana është shpallur sot personaliteti shqiptar i vitit në Britaninë e Madhe nga gazeta e komunitetit shqiptar në Angli "The Albanian". Talentit të futbollit shqiptar iu dorëzua çmimi i përvitshëm që jep kjo gazetë me motivacionin "Ambasador i shkëlqyer i shqiptarëve në botë". Petrit Kuçana, botues i "The Albanian", tha se "Lorik Cana është krenaria e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Ai po u tregon britanikëve vlerat e vërteta të shqiptarëve, duke u kthyer në shembull referues të një shqiptari të suksesshëm, mbi të gjitha të një djali patriot, i cili është krenaria e kombit tonë". Pas dorëzimit të këtij çmimi nga poetja Brixhilda Ndini, Cana u shpreh se "këtë çmim të dhënë nga komuniteti shqiptar në Angli, e vlerësoj shumë pasi jam rritur në diasporë kur lashë Kosovën që shtatë vjeç. Kur shkova në Zvicër për nëntë vite isha një emigrant pa dokumenta të rregullta qëndrimi, por kjo më ka bërë të fortë, pasi të jetuarit në diasporë mes shqiptarëve më krijoi ngrohtësinë e duhur sikur të isha në Kosovë". Cana tha se është e rëndësishme për ne dhe fëmijët e lindur në mërgim të mos harrojmë gjuhën dhe traditat tona. Cana luajti këtë sezon me ekipin e Sandërlendit. Lidhur me paraqitjen e tij, Cana u shpreh se ishte i kënaqur, duke dhënë maksimumin, por ekipi nuk pati një paraqitje të mirë për t'u renditur i 10-ti në fund të kampionatit. Ndërsa pyetjes për një transferim të mundshëm sezonin e ardhshëm tek Arsenali apo ndonjë ekip tjetër anglez, Cana iu përgjigj se "do të shqyrtoj me kujdes çdo ofertë. Unë dëshiroj të përmbush kontratën dy vjeçare që kam me Sandërlend. Dua që të jem gjithmonë në 11-shen bazë të çdo ekipi për të luajtur intensivisht gjatë kampionatit". Ai bëri të ditur se vazhdon të ketë një komunikim shumë miqësor me trajnerin Arsen Venger./s.s./
KOMENTE