Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Liga Evropiane/ Atletiko Madrid - Fulham, Finalja E Madhe E Ligës Evropiane
English

Sport-Liga Evropiane/ Atletiko Madrid - Fulham, Finalja E Madhe E Ligës Evropiane

TIRANË, 11 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Skuadrat e Atletikos së Madridit dhe të Fulhamit janë zhvendosur në Hamburg të Gjermanisë, ku nesër në orën 20:45 do të luhet finalja e Ligës Evropiane. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Nord Bank Arena" dhe do tëdrejtohet nga arbitri italian Nikola Ricoli. Përballë do të jenë dy skuadra që e kanë merituar më shumë se të tjerat të jenë në këtë takim, pavarësisht se nuk janë nga emrat më të mëdha të futbollit europian. Atletiko e Madridit eliminoi në gjysmëfinale Liverpulin, falë një goli në fushë kundërshtare të shënuar nga uruguajani Diego Forlan. Për specialistët, por edhe për bastexhinjtë, skuadra spanjolle është favorite për të fituar trofeun, por Fulhami është surpriza më e madhe e kompeticionit, duke eliminuar skuadra si Juventusi, Volfsburgu apo Hamburgu. Dy finalistet kanë një histori të ndryshme në Kupat e Evropës. Atletiko ka luajtur gjithsej 211 ndeshje në arenën europiane, duke fituar një Kupë Kupash në vitin 1962 dhe duke dalë në finale të të njëjtit kompeticion më 1963. Po ashtu, skuadra madrilene ka luajtur edhe në një finale të vitit 1986, ku sërish është mundur. Për Fulhamin kjo është hera e dytë që luan në Kupat e Evropës, pas asaj të sezonit 2002-2003, kur u futën nga Intertoto. Skuadra londineze ka luajtur vetëm 32 ndeshje në total në Evropë, 18 prej të cilave këtë sezon. Por, Fulham ka një rekord mjaft të mirë, sepse ka pësuar vetëm 4 humbje. Atletiko e Madridit është hera e dytë që ndeshet në finale të një kompeticioni europian me një klub anglez. Herën e parë, në vitin 1963, ajo u mund 5-1 në Roterdam nga Totenhemi, që u bë skuadra e parë angleze që fitonte një trofe në Evropë./s.s./
KOMENTE