Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Standardizimi I Ekonomisë Po Rrit Interesin E Investitorëve Të Huaj Për Shqipërinë
English

Standardizimi I Ekonomisë Po Rrit Interesin E Investitorëve Të Huaj Për Shqipërinë

-Zhvillon punimet në Tiranë Konferenca "Shqipëria një destinacion për investimet dhe burimet natyrore në Shqipëri"- TIRANE, 11 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Zhvillimet në ekonominë shqiptare konform standardeve ndërkombëtare në shumë aspekte kanë rritur interesin e investitorëve të huaj për të marrë me koncesion ose financuar në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit si energji, sektorin minerar, portual, hekurudhor, etj. Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe ELIDA Co'94, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, organizoi sot në Tiranë, edicionin e dytë të konferencës dhe ekspozitës mbi burimet natyrore të vendit, të quajtur "Shqipëria një destinacion për investime". Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, Presidenti i FIAA-s, Patrick Pascal, titullarë të përfaqesive diplomatike në Shqipëri si dhe drejtuesit me të lartë të biznesit vendas dhe të huaj. Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Investitorëve të Huaj, FIAA-s, Marinela Jazoj, në fjalën e mbajtur me këtë rast tha se "gjatë vitit 2009 investimet e huaja në ekonominë shqiptare, mbështetur dhe në të dhënat zyrtare të INSTAT dhe Bankës Qendrore, shënuan nivele disa herë më të larta se në vitin 2008, pavarësisht krizës financiare ndërkombëtare". Sipas saj, përmirësimi i klimës së biznesit dhe ndërhyrja e qeverisë me politika lehtësuese për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit, ka nxitur interesin e investitorëve të huaj për vendin tonë, të cilët po e konsiderojnë Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për të investuar dhe shtrirë aktivitetin e tyre. Jazoj theksoi se kjo duket qartë në kërkesat në rritje të investitorëve për të operuar në fushën e koncesioneve në sektorin energjetik, bashkëfinancimeve në fushën e turizmit, infrastrukturës, etj. Konferenca e FIAA-s u organizua paralelisht me ekspozitën që është hapur në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ku prezantohen mbi 50 pjesëmarrës, si agjenci në vartësi të METE-s dhe të MPPTT, kompani ndërkombëtare dhe vendase që operojnë në sektorët minerare, projektet energjetike më të rëndësishëm në vend, kompani nafte dhe gazi, porte, autoriteti rrugor shqiptar si dhe projektet më të fundit me qëllim prezantimin dhe tërheqjen e sa më shumë investitorëve të interesuar për burimet natyrore shqiptare. FIAA, një organizatë e sukseshme e investitorëve të huaj në vend, ka për objektiv të ndajë këtë përvojë me të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth potencialeve shqiptare të burimeve natyrore dhe të gjithë ata që duan të zgjerojnë dimensionet e bizneseve të tyre. Gjatë seancave të konferencës së sotme u prezantuan një program i gjerë, i cili përfshin legjislacionin dhe strategjinë e re minerare, strategjinë e zhvillimit të hidrokarbureve dhe perspektivën e prodhimit të gazit natyror ne Shqipëri, strategjinë kombëtare të energjisë, etj. /s.s./
KOMENTE