Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Talasemia, mbështetja bujare integron pacientët
English

Talasemia, mbështetja bujare integron pacientët

Aktiviteti, nga Fondacioni Vodafone Albania dhe Shoqata e Talasemikëve Shqiptarë në Ditën Botërore të Talasemisë

Lushnjë, 11 Maj 2010 NOA - Me rastin e Ditës Botërore të Talasemisë, Shoqata Kombëtare e Talasemisë ka organizuar një takim të veçantë me aktorët, partnerët, anëtarët dhe mbështetësit e saj në qytetin e Lushnjës. Në këtë takim merrnin pjesë anëtarë të shoqatës, familjarë të fëmijëve, mjekë dhe shumë miq, mbështetës e dashamirës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha, Sekretari Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar Zamir Muça, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albi Greva, dhe shumë të ftuar të tjerë.

Të pranishmit u njohën me nevojat e fëmijëve talasemikë, problematikat dhe vështirësive që ata hasin, dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës ranë dakord për nevojën e një investimi më të madh shoqëror për këtë grup që ka nevojë për mbështetje.

Mbështetja kryesore për këtë komunitet vjen prej një akti human – dhurimit të gjakut. Gjatë takimit u vu në pah mbështetja bujare e kompanisë Vodafone Albania punonjësit e të cilës për çdo vit organizohen për të dhuruar gjak – burimin e jetës – për të cilin fëmijët talasemikë kanë kaq shumë nevojë.

Në të njëjtën linjë, Fondacioni Vodafone Albania është duke financuar një projekt i cili mundëson kryerjen e analizave për pacientet talasemikë dhe të afërmit e tyre me qëllim që individët të informohen mbi situatën e shëndetit të tyre dhe mbi këtë të marrin vendime të shëndetshme për të ardhmen e familjeve të tyre.

Projekti u cilësua i një rëndësie të madhe edhe për faktin se krijon vëmendje e njohje publike mbi talaseminë duke ndihmuar edhe në rritjen e numrit të dhuruesve të gjakut.

r.n/NOA

Më shumë lajme Sociale

Fondacioni Vodafone Albania, qendër për të moshuarit në Berat

KOMENTE