Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Ambasadorët, Bisedime Për Zgjidhjen E Shpejtë Të Situatës
English

Topi-Ambasadorët, Bisedime Për Zgjidhjen E Shpejtë Të Situatës

TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite në zyrën e tij Ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, John Withers dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio me të cilët bisedoi për zgjidhjen në një kohë sa më të shpejtë të situatës politke në vend. Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, "gjatë takimit u bisedua rreth situatës më të fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese e institucionale për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar situatën politike në vend". Në këtë kuadër, Presidenti Topi dhe Ambasadorët Withers e Montobio diskutuan edhe për nevojën e vazhdimit të reformës në gjyqësor duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor plotësisht të paanshëm e profesional. /a.s/ /n.m/
KOMENTE