Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi:Shqipëria Ofron Mundësi Investimi Për Biznesin E Huaj
English

Topi:Shqipëria Ofron Mundësi Investimi Për Biznesin E Huaj

- Gjatë një takimi me delegacionin e Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite - TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë takimit të sotëm me delegacionin e Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, theksoi se Shqipëria ofron mundësi investimi për biznesin e huaj. Delegacioni parlamentar saudit i kryesuar nga Dr. Mohamad Bin Sa'ad Alsalem, i cili nga dita e djeshme po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, u njoh nga Kreu i shtetit me zhvillimet e fundit në vend, që vuri në dukje se, klima e bashkëpunimit dypalësh mund të përmirësohet jo vetëm në planin reciprok, por dhe në kuadër të organizmave ndërkombëtare. Presidenti nënvizoi faktin se Shqipëria ofron mundësi konkrete në fusha të ndryshme që mund të jenë me interes për investitorët dhe biznesmenët e huaj, pasi edhe pse vend i vogël, zotëron burime të mëdha për zhvillimin e turizmit, kulturës, bujqësisë, etj. Në vijim, Presidenti Topi u ndal në situatën në Ballkan, që ka një realitet të ri gjeo-politik me shtetin e ri të Kosovës, të cilin e kanë njohur shumë vende dhe është në rrugën e njohjes nga shtete të tjera. Z. Topi vuri në dukje se Kosova po e ndërton shtetin e vet mbi bazën e multietnicitetit, duke dashur të krijojë një situatë të qetë e të stabilizuar për çdo qytetar të saj. Dr. Mohamad Bin Sa'ad vlerësoi punën e bërë nga strukturat parlamentare dypalëshe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shpresuar që shkëmbimi i vizitave të këtij niveli do të jetë një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim. Dr. Mohamad Bin Sa'ad Alsalem u shpreh më tej se Shqipëria gëzon një pozicion gjeografik në zemër të Evropës, dhe si anëtare e NATO-s, edhe në rrugën e saj të integrimit evropian, ajo ofron mundësi për thithjen e kapacitete të ndryshme./a.s//n.m/
KOMENTE