English

Tropojë: Realizimi I Investimeve Brenda Afatit

TROPOJË, 12 maj /ATSH-R.Hoxha/.- Moti i mirë i kohëve të fundit ka mundësuar vazhdimin pa ndërpretje të punës në disa investime në bashkinë e Bajram Currit, të cilat tashmë janë drejt përfundimit. Kryetari i bashkisë, Nuredin Ahmetaj, tha për ATSH-në se "është drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës "Agim Ramadani" me një fond prej 17 milionë lekë, këndi i lojërave në lagjen "Dardania" me një fond prej 5 milionë lekë dhe linja e grumbullimit të mbeturinave me një fond prej 2 milionë lekë etj". Ndërkohë janë përshpejtuar ritmet e punës në ndërtimin e konviktit me një fond prej 16 milionë lekësh që parashikohet të përfundojë brenda qershorit si dhe rrethimi i tij me një fond tjetër prej 2,4 milionë lekë, dhe ndërtimi i linjës së përpunimit të mbeturinave me një fond prej 2 milionë lekë. Po ashtu është drejt përfundimit rikonstruksioni tërësor i ujësjellësit të ri me një fond prej 50 milionë lekë, që do të mundësojë këtë verë furnizimin pa ndërprerje të konsumatorëve të qytetit e fshatrave përreth tij me ujë të pijshëm. "Përfundimi i këtyre investimeve do të mundësojë përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës së qytetit, ku edhe me fonde të bashkisë po punohet për ndërtimin e një sheshi lojrash për fëmijë si dhe për rikonstruksionin e disa rrugëve të brendshme të qytetit," - tha Ahmetaj./ch/
KOMENTE