Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent/ Vret në klasë gjimnazisten, më pas edhe veten ndërsa ndiqej nga policia
English

Urgjent/ Vret në klasë gjimnazisten, më pas edhe veten ndërsa ndiqej nga policia

Elbasan, 11 maj, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik një qytetin e Elbasanit, pasi një 19-vjeçar ka vrarë në mes të klasës një gjimnaziste bashkëmoshatare.

Lajmi bëhet me dijeni paraprakisht nga burimet policore të Elbasanit, të cilat konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se autori i ngjarjes është Endrit Llambaj nga qyteti i Vlorës, i cili më pas ka vrarë edhe veten me pistoletën e krimit ndërsa po ndiqej nga policia menjëherë sa kreu krimin e rëndë në shkollë.

Konkrerisht, ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Mahir Domi” të qytetit të Elbasanit, ndërsa thuhet se vajza që ka mbetur viktimë e saj quhet Genta Faja, e cila rezulton të ketë patur një lidhje me djaloshin e lartpërmendur.

Ajo ka vdekur rrugës për në spital pasi ka marrë plagë të rëndë me pistoletë nga autori i krimit, ndërsa sipas informacioneve paraprake bëhet me dijeni se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve.

Forcat e policisë së Elbasanit janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit, ndërsa ky i fundit duket se nën efektet e një presioni të fortë psikologjik, ka qëlluar veten në tentativë për t’iu shmangur arrestimit nga policia. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE