Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Festivali Folklorik Ndërkombëtar Në Natën E Tretë
English

Vlorë: Festivali Folklorik Ndërkombëtar Në Natën E Tretë

VLORË, 11 maj/ATSH-H.Koçi/ - Skena e vendosur para Stadiumit Flamurtari ka mbledhur mbrëmjen e të hënës qindra qytetarë vlonjatë, ndërsa atmosfera e folkut ndihej në gjithë elementët skenikë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival". Në skenë u ngjit i pari grupi i ansamblit "Tirana", ku vallja karakteristike tiranase, me elegancën e vajzave e shkathtësia e djemve nën ritmet e tingujve të njohur të sofrës tiranase, u ndoq me admirim nga të pranishmit. Performanca e tre valleve dhe një orkestraleje u pasua me këngëtaren Nertila Vreto, që solli flladin e jugut përmes dy këngëve nga repertori i saj. Po me kostumin tradicional tiranas u ngjitën në skenë pjesëtarët e grupit vlonjat "Bilbilat e Jugut" të përfaqësuar me motive të Shqipërisë së mesme, ndërsa më pas, jehona e këngës labe pushtoi skenën. Larmishmëri folkloristike shpalosën më pas grupet maqedonas dhe sllovak, ku ritmet e muzikës tradicionale të dy vendeve mbajtën të ndezur atmosferën. Edicioni i Dytë i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival", në ndryshim nga vjet, është shtrirë dhe në njësi të tjera të qeverisjes vendore përgjatë bregdetit, si në Orikum, Nartë, Komunën Novoselë etj. Në të marrin pjesë 8 grupe nga vende të ndryshme të Evropës si dhe të ftuar./ch/
KOMENTE