Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Sekuestrohen 80 Kg Lëndë Narkotike, Ndalohen Dy Persona Të Dyshuar
English

Vlorë, Sekuestrohen 80 Kg Lëndë Narkotike, Ndalohen Dy Persona Të Dyshuar

VLORË, 11 Maj/ATSH-H.Koçi/.-Policia e Vlorës sekuestroi pasditen e të martës një sasi prej 80 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva, ndërkohë që ndaloi dy persona të dyshuar. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Ylli Metko, bëri të ditur për ATSH-në se lënda narkotike u zbulua në një stan në afërsi të fshatit Velçë, në komunën Brataj, 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës. Sipas Metkos, gjatë këtij aksioni të uniformave blu, u siguruan provat dhe u realizua ndalimi i dy vëllezërve, Gëzim dhe Muslli Qikaj, banorë të fshatit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë sasi lënde narkotike. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike që ka sekuestruar policia e Vlorës gjatë këtij viti. Paralelisht me këtë, po punohet për evidentimin e parcelave ku është kultivuar bimë narkotike kanabis në zona të ndryshme të këtij rrethi./s.s./
KOMENTE