English

Vodhi traktorin në Norvegji, kapet në Durrës

Durrës, 11 Maj, NOA – Një fermer nga Peqini, në fund të emigrimit të tij në Norvegji, ka menduar se pasuria më e madhe që mund t’i hynte në punë në Shqipëri, ishte një traktor për të punuar tokën.

Për këtë qëllim presoni me inicialet Z.T ka marrë nga vendi i largët nordik gjatë kthimit në Shqipëri edhe një traktor, por pa asnjë dokument shoqërues që të vërtetonte se mjeti ishte pronë e tij.

Fermeri nga fshati Karthek i komunës Shelëz të Peqinit është ndalur dje në Portin e Durrësit, gjatë kalimit të pikës doganore.

Sipas policisë nga kontrolli i mjetit rezultoi se ai ishte i vjedhur në Norvegji nga shtetasi Z. T, 52 vjeç.

Sipas policisë mjeti “traktor bujqësor me targa AZ630Ë, nga verifikimet e kryera, rezulton i vjedhur në Norvegji më datë 13.07.2005”. Për 52 vjeçarin policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë.

m.xh/NOA

KOMENTE