English

Zyrtarizohet lidhja midis Pattinson dhe Stewart

SHBA, 11 Maj NOA - Robert Pattinson dhe Kristen Stewart kanë pohuar në se kanë një lidhje dhe këtë fakt e kanë treguar në emisionin e mbretëreshës së talk show Oprah Winfrey.

Protagonistët e filmit “Twilight”, përfshirë këtu Taylor Lautner dhe Dakota Fanning, kanë qenë të ftuar në një episod të emisionit “The Oprah Winfrey Show”, i cili do të transmetohet në SHBA në datën 13 maj.

Për sa i përket dy protagonistëve për të cilët kohët e fundit është folur së tepërmi për një lidhje të mundshme mes tyre, kanë pohuar gjithçka duke i bërë të vërteta të gjithë ato çka janë folur për çiftin.

Sipas burimeve anonime Pattinson dhe Stewart kanë treguar në këtë emision se tashmë ata janë fejuar dhe diçka e tillë është deklaruar para se të niste regjistrimi i këtij episodi të Oprah.

r.b/NOA

KOMENTE